Qeveria dhe institucionet në Shqipëri të punojnë së bashku për të forcuar rregullat dhe, më e rëndësishmja, për të vënë në praktikë të gjithë harkun e sistemit të drejtësisë penale, për të mbrojtur viktimat dhe për të arritur vërtet drejtësi për viktimat”, deklaroi E Ngarkuara me Punë, e ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones në 20 vjetorin e Qendra Psiko-Sociale “Vatra”.

“Shtetet e Bashkuara e shohin trafikimin e personave dhe luftën kundër tij si një prioritet të lartë, dhe sjellin të gjithë ndihmën e duhur për këtë luftë në nivelet më të larta të qeverisë. Ky, është një krim i tmerrshëm, është skllavëria e ditëve tona. Është një krim që përfshin të gjithë globin dhe është një krim me shumë viktima: jo vetëm ata që trafikohen, por edhe familjet, miqtë dhe komunitetet që ata lënë pas”, tha ajo.

“Nëpërmjet ndihmës për organizatat që punojnë në vijën e parë duke ofruar ndihmë për viktimat dhe duke ndihmuar qeveritë të ndërtojnë kapacitete, Shtetet e Bashkuara punojnë me partnerët tanë ndërkombëtarë, si Vatra, për të krijuar një ekip të pandalshëm në këtë luftë kundër kësaj mizorie dhe krimi të tmerrshëm”, tha ajo.

“Siç tha Sekretari Pompeo: “Nëse do të fitojmë këtë luftë, qeveritë kombëtare duhet të fuqizojnë komunitetet lokale për të identifikuar në mënyrë aktive trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të zhvilluar zgjidhje vendore për ta trajtuar atë”. Dhe ne të gjithë e dimë rolin e jashtëzakonshëm që luajnë organizatat e shoqërisë civile dhe sa i pazëvendësueshëm është ai”, u shpreh Moses-Ones.