Bundeskanzlerin Angela Merkel im Gespräch mit Edi Rama, Ministerpräsident Albaniens, im Bundeskanzleramt.

Një ndër gazetat më të mëdha gjermane, e përditshmja “Die Welt” i ka kushtuar një reportazh të veçantë Shqipërisë reale me sfidat dhe pritshmëritë e saj. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi sot se reportazhi vë në dukje bukuritë natyrore të vendit si atraksione turistike dhe burim zhvillimi ekonomik.

Po ashtu, sipas Ballës, e përditshmja “Die Welt” nënvizon performancën ekonomike të Shqipërisë me rritjen më të madhe ekonomike ndër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe reformat e ndërmarra, të cilat e kanë shndërruar Shqipërinë në një destinacion të besueshëm për sipërmarrjen gjermane. “Në më shumë se 25 faqe mund të shikosh Shqipërinë reale me sfidat dhe pritshmëritë”, u shpreh Balla.