Panik dhe tmerr për pasagjeret e një avioni me destinacion Edmonto në Kanada.

Motori i avionit shpërtheu në flakë dhe pasagjerët në panik nisën të shkruajnë mesazhe për të dashurit dhe familjaret e tyre, shkruan Panorama.

Piloti i avionit njoftoi se do të bënte ulje emergjente dhe avioni po i drejtohej Aeroportit Abbotsford.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, për fat pa pasoja, autoritetet bënë me dije se motorët morën flakë pasi një tufë patash kishin mbetur brenda.

Një nga pasagjeret tregoi se nuk mund të menaxhonte dot panikun. “Ishte shumë e frikshme, nuk e prisja. Fillova t’i dërgoja mesazhe mamit duke i thënë, ‘diçka po shkon keq me aeroplanin, të dua”.