Dueli mes Tiranës dhe Kukësit i luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” ka nisur me solidaritet për viktimat e tërmetit. Të dyja klubet janë ndërgjegjësuar duke dalë në fushë me fanella të bardha me nënshkrimin “Dhuro për Shqipërinë”.

Sfida nisi me një minutë heshtje, ndërkohë që futbollistët mbajnë nga një shirit të zi në krahë në shenjë respekti për viktimat e tragjedisë që ndodhi në Durrës dhe Thumanë.