Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka sqaruar edhe njëherë se për çfarë po negociohet me palën shqiptare për arritjen e marrëveshjes bilaterale. Gjatë një interviste për mediat greke, Ministri i Jashtëm grek Kotzias njoftoi se ‘baza për përcaktimin e hapësirës detare mes dy vendeve do të jetë 12 milje’. Kotzias u shpreh se qeverisë greke i interesojnë më shumë ishujt në afërsi të Korfuzit.

Ministri i Jashtëm grek Kotzias, përsëriti se Çështja Çame nuk është pjesë e negociatave. Madje Kotzias nënvizoi se nuk do të pranojë kurrë që kjo çështje të jetë pjesë e negociatave mes dy delegacioneve. Nga ana e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë nuk ka asnjë informacion, por as edhe ndonjë përgënjeshtrim të deklaratave të ministrit të Jashtëm grek. Disa media greke shkruajnë se ka të ngjarë, që tani, që Shqipërisë nuk iu hapën negociatat e BE-së, edhe mund të mos e nënshkruajë kaq shpejt marrëveshjen, por do ta shtyjë edhe deri në fillim vitin e ardhshëm.j.j