Instituti i Ndërtimit ka publikuar një raport të hollësishëm teknik lidhur me pallatin ku jetonte kryedemokrati Lulzim Basha.

Fill pasi ky i fundit ngriti shqetësimin se u detyrua të merrte një vilë me qera në kompleksin “Long Hill”, një grup prej gjashtë specialistësh inspetuan të gjithë godinën duke hartuar një ekspertizë për të gjithë strukturën.

Nga rezultatet e dokumentuara, provohet se nuk ka pasur asnjë dëmtim serioz përjashtuar disa dëmtimeve elementare të bojës.

Grupi i Institutit të Ndërtimit që përbëhej nga Ing Agron Hysenlliu, ing Lindita Gjergji, ing. Afrim Çenga, ing Gerti Çela, ing Besjana Memoçi dhe ing. Joana Kaçorri dhe disa nga specialistët e drejtorisë së Emergjencave Civile.

“Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banesë me qera”, shpjegonte zyra e shtypit të PD.

Ndërkohë, konstatimet konkrete në terren siç mund të dëshmohet qartazi nga dokumentacioni i pasqyruar më poshtë, tregon që apartamenti i kryedemokratit Lulzim Basha nuk ka pësuar asnjë dëm nga lëkundjet sizmike.

Lideri i opozitës zgjodhi të zhvendoset në një nga vilat luksoze të këtij kompleksi luksoz në periferi të Tiranës edhe pse më herët kishte adresuar një sërë akuzash ndaj pronarit të banesave Agron Papuli, duke e konsideruar si oligark dhe të lidhur me qeverinë “Rama”.

Më poshtë, TemA po përcjell konkluzionet e arritura nga grupi i Institutit të Ndërtimit i cili vërteton edhe njëherë mashtrimin publik të kryedemokratit Basha.