Lajm i mirë i shumëpritur nga të gjithë. Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar që preku zemrat e të gjithëve më në fund është larguar nga kampi i ferrit i luftëtarëve të ISIS në Siri.

Babai i tij, Afrim Berisha konfirmoi se Alvin është larguar nga kampi Al Hol ku ndodhej i vetëm.

News 24 mëson për operacionin e shpëtimit të Alvinit. Gjithçka nisi pas takimit të Kryeministrit Rama me Conte.

Rama i kërkoi ta ndihmojë me një operacion të përbashkët. Që të shtunën e kaluar në Siri ka shkuar ministri Lleshaj. Lleshaj akoma në Siri me një grup të Forcave Speciale.