Deputetja e LSI-së, Elda Hoti është bërë nënë për herë të dytë. Ajo u fut vetëm pak kohë më parë në parlament, duke marrë mandatin e lënë nga Viktor Tushaj.

Elda Hoti ka ndarë lajmin e bukur me publikun me anë të Faceboodut. Deputetja e re ka bërë të ditur se është bërë nënë e një djali, të cilin e ka quajtur Davis. Deputetja ka ndarë ndjesitë e para publikisht duke i falënderuar të gjithë për urimet.

“Lumturi, dashuri, energji për shpirtin tim, Davis zemra ime! Faleminderit të gjithëve, për urimet e bukura që më keni bërë! Zoti ju bekoftë”, -ka shkruar ajo përkrah fotove të vogëlushit.

Dhoma sic e shihni dhe në fotot është e mbushur me lule, tullumbace e arusha dhe duket se Davisi është rrethuar me shumë dashuri. Deputetja ka edhe një vajze 3 vjeçe, të quajtur Ama.