Deputeti socialist Alket Hyseni, njëherazi anëtar i Komisionit Hetimor për Metën, Alket Hyseni ka folur në studion e Report Tv lidhur me qëndrimin e këtij të fundit për ndaj emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nga gazetarja Aida Toncia nëse Meta po synon të bllokojë Kushtetuesen për të shmangur shkarkimin e tij, Hyseni tha se ai duhet të ndajë qëndrimet personale nga detyra si president i vendit.

Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale me 5 anëtarë.

“Ilir Meta duhet të të jetë i ndarë nga Ilir Meta president, dhe të zbatojë kushtetutën.

Duhet të vazhdojë në funskionimin të detyrës së tij të dekretojë anëtarët e Kushtetuese, ndryshe do tregohet si institucioni bllokues.

Pavarësisht se mund të mos jetë qëndrim i drejtë i itij është e drejtë e tij kushtetuese që të kthejë ligje. Ne shtrijmë dorën e dialogut me çdo institucion.

Pjesa tjetër është përtej kornizës kushtetuese. Ne nuk dialogojmë parimet e kushtetutës. Së pari me 5 anëtare Gjykata Kushtetuese fillon funksionimin.

Sa i takon ngritjes së Gjykatës së Lartë duhet të mundësojmë që ajo të nisë funksionin e saj.

Do më vinte keq, por do të ishte i lexueshëm qëndrimi i tij për qëllime të ngushta në kundërshtim me kushtetutën”, tha Hyseni.

Bashkë me Arta Vorpsin e cila u përzgjodh automatikisht, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin që u votuan dje në Kuvend shkon në 5 anëtarëve i Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Meta zgjodhi kandidatin Besnik Muçi ende pa kaluar vettingun nga lista e tij e parë, ndërsa refuzoi të dekretonte një anëtar tjetër pasi sipas tij, kushtetuta parashikon se institucionet duhet të ndjekin një radhë për përzgjedhjen e tyre.