Shpërthen deputeti socialist Pjerin Ndreu kundër ish kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar atë se po fyen festën e Krishlindjeve. Ndreu thotë se shqiptarët nuk ia kanë borxh që kartolinat për Krishlindje ti lidhë me idiotësi politike.

“Sali Berisha, Krishtelindjet jane feste e jetes, e paqes dhe jo feste rrugacesh! Mos e ndy gojen duke fy festen tone e duke e lidhe me vezet e idioteve qe leshon ti pa fre! Po ti more ´zoteri’ nuk e njeh ate feste per arsye qe ti i di mire!!!

Nuk ta kemi borxh qe kartolinat per Krishtelindje ti lidhesh me idiotesi politike”, reagon deputeti i PS në një postim në rrjetin social.