Deputeti demokrat Ervin Salianji dorëhiqet nga sekretari i grupit të Partisë Demokratike.

Në një status në “Facebook” Salianji shkruan se dorëheqja është standart për cilindo që nuk pērmbush një objektiv.

Ai thumbon me anë të një statusi në facebook duke thënë që “numërimi” e la jashtë.

STATUSI I SALIANJIT

Falenderoj demokratët dhe miqtë që më kanë mbështetur dhe më mbështesin!

Numërimi për kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur. Ndaj duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar besimin, për të luftuar me qeverinë, apo të bëj opozitë më të fortë për të qënë përfaqësues i demokratëve për një fitore edhe në numra edhe në frymë.

Gjykoj që çdo herë verdikti duhet lexuar qartë dhe duhen mbajtur përgjegjësi, mendoj që politika dhe Partia Demokratike ka nevojë për vendosjen e një standarti përgjegjësie, ku secili sipas funksionit mban përgjegjësi! Gjykoj që dorëheqja shumë shpesh e munguar në politikë duhet të kthehet standart! Funksioni im politik si sekretar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i takon të zgjidhet nga kryesia e re, për këtë arsye jap dorëheqjen!

Kjo me jep më shumë mundësi të takoj dhe degjoj demokratet per tu pergatitur, dhe per te bere fushate per te rifituar besimin e organeve te larta te partisë!

Nga nesër, si përherë, do të jem në terren për të organizuar dhe mbështetur protestat e vendosura nga mbledhja e Këshillit Kombëtar!

Largimi i Rames nëpërmjet protestave si objektiv i vendosur tashmë do jetë prioriteti dhe lufta e gjithë demokratëve, ashtu si dhe imja! 🇦🇱