Deputeti holandez Jeffrey Van Haaster, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë si raporter për Ballkanin Perëndimor në një komunikim me mediat ditën e sotme, foli lidhur me mundësinë e rikthimit të vizave.

Ai tha se, është një çështje e cila do të diskutohet në Holandë në kohën kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë për vizitë atje.

Ai shtoi më tej se janë informuar për diskutimet mbi vendimin e parlamentit holandez mbi çështjen e liberalizimin e vizave ka pasur impakt, por deklaroi se çështja nuk është diskutuar.

“Objektivi i vizitës është procesi integrimit europian dhe axhenda e reformave. Inkurajoj vijimin e dialogut, duke pasur parasysh vendimmarrjen për hapjen e negociatave dhe diskutimet tona në parlament kanë qenë shumë pozitive. Do të presim vlerësimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, në mënyrë që më pas të vendosim mbi çështjen e hapjes se negociatave për anëtarësim”, u shpreh Van Haaster.