Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, dy deputetët socialdemokratë të Bundestagut gjerman, Metin Hakverdi dhe Christian Petry, nuk e fshehin shqetësimin për qëndrimin e Francës, në procesin e çeljes së negociatave.

“Franca sikurse dihet dhe në fakt ka ndjekur një strategji tjetër, për sa i përket cështjes së celjes së negociatave dhe ajo ka qenë e pikpamjes se BE, duhet të ndryshojë përpara, se të merrte një hap mëtej drejt zgjerimit.

Ne gjithsesi do të përpiqemi, t’i bindim kolegët francezë pse ne e mendojmë ndryshe këtë gjë. Nga njëra anë mund të ndërmerret celja e negociatave për anëtarësim dhe nga ana tjetër mund të monitorojmë procesin e reformave.

Për këto tema në ditët në vijim do të bisedojmë me kolegët francez.

Dua të theksoj se vetë kancelarja federale, zonja Angela Merkel do të ketë një kontakt me presidentin Macron”, thotë Petry për Top Channel.