Informacioni sekret i SHISH për djegien e godinës së parlamenti në 8 qershor, përmendur për herë të parë nga presidenti Ilir Meta, do të propozohet të deklasifikohet. Kjo shkresë me mbishkrimin sekret tashmë i ka mbërritur Komisionit Hetimor parlamentar. Disa prej anëtarëve të këtij komisioni i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se ky dokument që përbënte bazën kryesore mbrojtjes të presidentit kur ai dëshmoi, duhet ti tregohet publikut.

“Dokumenti nuk e cenon sigurinë kombëtare apo të ndikojë në ndonjë hetim proaktiv të SHISH apo prokurorisë”, pohoi njëri nga anëtarët në komisionit hetimor, në kushtet e anonimatit. Në të tilla kushte theksoi i njëjti burim, shqiptarët duhet të njihen me këtë informacion, të përdorur nga presidenti për të anuluar të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas këtij dokumenti, bëhet fjalë për ardhjen e disa mercenarëve nga Kosova, që do të kryenin djegien e Parlamentit./TemA