Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka pritur në takim këtë të premte ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve.

Teksa ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes Shqipërisë dhe Holandës, ministrja Denaj ka ftuar bizneset holandeze që të vijnë të investojnë në Shqipëri.

Po ashtu Denaj ka deklaruar se kompanitë hungareze duhet të inkurajohen për të investuar në Shqipëri, kryesisht në sektorët e agro-industrisë; energjisë dhe turizmit.

Ndërsa ministri hungarez Szijjártó ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe theksoi se Republika e Hungarisë do të jetë një mbështesë Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.