Përfaqësues i Komitetit ndërministror, Qendra Operacionale Lezhë, Etjen Xhafaj ka dhënë shifra zyrtare mbi situatën e post tërmetit, kur kanë kaluar rreth 10 ditë nga ajo lëkundje me pasoja tragjike. Referuar këtyre të dhënave, bëhet me dije janë dyfishuar grupet e verifikimit me inxhinierë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra në mënyrë që të bëhet verifikimi i banesave në kohë sa më të shkurtër. Nga inspektimet në qarkun e Lezhës të ekspertëve shqiptar së bashku me ato izraelit, është dalë në përfundimin se 66 pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë, ndërsa sa i përket strehimit, 1280 qytetarët vazhdojnë të jenë akomoduar në 3 hotele në Shëngjin.

“Në ditën e 10 pas fatkeqësisë natyrore që preku qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhës – pasi kemi kapërcyer fazën e parë të emergjencës duke u dhëne ndihmë për personave të rrezikuar, akomoduar në hotele e çadra në zonat rurale, sot jemi në fazën intensive të verifikimit të objekteve e banesave. Aktualisht janë 2-fishuar grupet e verifikimit me inxhiniere nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra, duke operuar me 18 grupe vlerësimi në terren. Nga sot ka nisur vlerësimi i objekteve edhe në Bashkinë e Mirditës. Disa objekte të rëndësishme si shkollat e çerdhe janë ekspertuar nga Inxhiniere të Institutit në Tiranë, duke marrë vendimet e domosdoshme për sigurinë dhe mësimdhënien. Për shkollën e dëmtuar “Gjergj Kastrioti”, është marre vendim që deri në një moment të dyte mësimi të zhvillohet në shkolleën “Besëlidhja”, me 2 turne. Drejtoria arsimore e Lezhës ka marre masa për identifikimin e nxënësve qe janë evakuuar dhe janë siguruar mjetet për transportimin e tyre në shkolla.

Siç keni qenë dëshmitare që disa pallate janë verifikuar nga grupe me inxhiniere izraelite. Pas këtyre verifikimeve nga grupet ne terren rezulton se: 66 pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë. 235 banesa paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe 181 te tjera kanë dëmtime të nivelit të mesëm. 783 qytetare janë aktualisht strehuar nëpër çadra, dhe po vijon pajisja me to edhe e familjeve që kanë sjellë kërkesa pranë Qendrës Operacionale të Emergjencës Civile apo pranë Bashkive të Qarkut dhe Prefekturës.

Ndërkohë që 1280 qytetarët vazhdojnë të jenë akomoduar në 3 hotele në Shëngjin. Është kryer identifikimi i plotë i të sëmurëve kronike (144) ndërkohe që vijon administrimi i vaksinave antigrip. Janë realizuar mbi 530 vizita individuale, dhe disa individë janë vizituar edhe për herë të dytë. Nesër do të ketë një tjetër ekip mjekësor i cili do të vijoje vizitat nëper zonat rurale dhe qytetarët e vendosur nëpër çadra.

Në bashkëpunim të ngushtë me 3 kryetaret e bashkive, Lezhe, Kurbin e Mirdite po hartohen vendimet e këshillave bashkiake për bonuset e qirave, për familjet të cilat kanë banesa të dëmtuara dhe nuk mund të qëndrojnë më shumë se ditët e para të janarit në hotel, por do të akomodohen në shtëpi me qira. Gjithashtu është duke u përgatitur i gjithë dokumentacioni për të nisur procesin e shembjes së strukturave që nuk mund të riparohen, në mënyrë që të mund të fillojme sa me parë procesin e rindërtimit.

Javën që vjen pritet të përmbyllim edhe procesin e vlerësimit të pallateve dhe banesave të tjera publike. Shërbimet e emergjencës mbeten në krye të detyrës për të pritur çdo thirrje nga qytetaret dhe për të marre masa për adresimin e këtyre problematikave (159 deri tani). Gjithashtu 3 numrat e gjelbër dhe platformën Shqipëria që duam. al janë në dispozicion të qytetarëve”, tha ai.