Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, është ende duke u adaptuar në klubin e tij të ri dhe është i vetëdijshëm se i duhet të përmirësohet.

Ylli holandez e përjetoi një fillim të vështirë të jetës në Itali, por ndeshja e Juventusit kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve shërbeu si thirrje për t’u zgjuar nga gjumi për të, transmeton Gazeta Express.

“Tani ndihem më i adaptuar këtu, por pas ndeshjes kundër Atleticos i thashë vetes: ‘Ky nuk jam unë’”, tha De Ligt për FOX Sports.

“Tani kam filluar të luaj më me vetëbesim dhe jam përmirësuar”, shtoi ai.

De Ligt iu bashkua kampionit italian këtë verë për një shumë të majme parash dhe, edhe pse e pranon se çmimi i tij është diçka që i bëjë presion për të luajtur më mirë, thotë se nuk mendon shumë për atë punë.

“Natyrisht se ka qenë çmim i lartë dhe unë nuk dua të bëj gabime. Ama nuk kam kohë të mendoj për këtë. Kurrë nuk kam luajtur me atë mendim”, përfundoi ai.