Ata quhen “djemtë e ’99”, sepse kanë lindur në të njëjtin vit dhe janë të destinuar të mbizotërojnë të ardhmen e afërt në futboll. Njëri në mbrojtje dhe tjetri në sulm, njëri në Itali dhe tjetri në Spanjë, rivalë në Champions, mbrëmjen e së mërkurës (nesër). Matthijs de Ligt dhe João Felix do të sfidojnë njëri-tjetrin si pjesë e superndeshjes së Ligës së Kampionëve, Juventus-Atletico Madrid.

Të dy kushtojnë sa “qimet e kokës”: 127.2 milionë euro portugezi, 70 milionë (plus 10.5 milionë bonuse) holandezi. Fitimet shkojnë në përputhje me rrethanat: të paktën 6 milionë euro në vit për Felix dhe 8 milionë për Matthijs. Talentë të padiskutueshëm, por të llojeve të veçantë, me sa duket të largët. João Felix është i qetë, pozant, nuk ka tatuazhe, ndërsa de Ligt “është gati për luftë”. Kur flet ai duket se është në të tridhjetat e tij.

Tek Ajax ndizte ultrasit, ndërsa në Torino po studion italishten nga një orë e gjysmë në ditë. Agjentët e tyre janë Jorge Mendes dhe Mino Raiola, dy nga më të mirët në botë. Përplasja e parë e drejtpërdrejtë e sezonit ishte testuese. Në verë, në Stokholm, João shënoi dy gola, ndërsa De Ligt u zëvendësua. Kush e di si do të përfundojë përballja e radhës, e para zyrtare mes tyre, kësaj here…