Dita më e bukur e jetës rezultoi të ishte tr.agjike për 30 vjeçaren nga Barzili.

E veshur si nuse dhe 6 muajshe shtatzënë Xhesika Guedes po shkonte drejt altarit kur një dhimje e fortë në pjesën e pasme të qafës filloi ta shqentësonte. Të pranishmit menduan se ishte ankth për shkak të dasmës.

I fejuari i saj, Flavio Gonçalvez, i cili po priste mbërritjen e bashkëshortes së tij të ardhshme në altar, u njoftua nga një i afërm për gjendjen e Xhesikës.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital ku pas disa minutash ndëroi jetë. Me anë të një operacioni cezarian mjekët mundën të nxirrnin gjallë foshnjën 6 muajshe që peshonte 930 gram dhe ishte e gjatë 34 cm.

Foshnja Sophie do të mbahet ne inkubator për dy muaj.