Moderatorja e njohur Ilda Bejleri u kthye në personazhin më të komentuar së fundmi në media, pas largimit të bujshëm nga “Digitalb” pas një sherri me Shakohoxhën. Ajo u transferua në “Top Channel”, ku gjatë këtij sezoni do të jetë pjesë e “Proçesit sportiv”.

Ilda do të prezantojë së bashku me Edi Manushin, ndërsa ditën e sotme ka ftuar ndjekësit të shohin sonte në mbrëmje “Proçesin sportiv” në Top Channel. Ajo ka filmuar apartamentin e saj modern, duke na treguar dhomën e gjumit, kuzhinën dhe ballkonin.

Në shtëpinë e saj mbizotëron ngjyra e bardhë në arredim, duke e bërë ambientin të duket me shumë dritë dhe hapësirë. “Sot në mbrëmje shihemi në “Top Channel”- shkruan Ilda krahas videos së apartamentit.