Vizita e kreut të PD-së, Lulzim Basha në Manëz të Durrësit dhe akuzat e hedhura në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit kanë sjellë reagimin e këtij të fundit.

Përmes një statusi në “Facebook” Dako ironizon me Bashën të cilin e krahason me një peshk rezervati.

“Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s’bëhet llaf”, shkruan Dako.

Në fund Dako ka edhe një mesazh për kreun e PD-së: Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!

Statusi i plotë:
O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish E? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s’bëhet llaf.. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s’do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s’e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!/Lexo.al/