Lukaku u transferua te Inter nga Manchester United për shifrën e 65 milionë eurove, plus 10 mln që do të derdhen në arkat e anglezëve në formë bonusesh.

Eksperienca e tij te Inter, nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi belg u bashkua me skuadrën zikaltër vetëm 3 ditë më parë por trajneri Antonio Conte nuk e ka përfshirë në planet e tij për miqësoren e programuar për tu luajtur sot ndaj Valencias.

Skuadra italiane ka udhëtuar paraditen e sotme drejt Spanjës, por Lukaku ka qëndruar në Milano për të kapur gjendjen e tij fizike. Miqësorja mes Valencias dhe Inter do të luhet në “Mestalla” në orën 21:30.