Cristiano Ronaldo mund të vendosë një rekord tjetër sonte, nëse shënon gol kundër Lokomotiv Moscow në një ndeshje të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Nëse ia del të shënojë, Ronaldo do të kalojë Raulin si lojtari i vetëm që ka shënuar kundër 34 klubeve të ndryshme në Champions League. Juventusi pret Lokomotiv Moscow në “Allianz Stadium” në Torino, në ndeshjen që nis në orën 21:00.

Deri tani, Ronaldo dhe Raul kanë shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Megjithatë, Lokomotiv Moscow është ndër klubet e pakta ndaj të cilave nuk ka shënuar ende Ronaldo.