Zidane është shfaqur i nervozuar kohë pas kohe në konferencë për media para ndeshjes me Granadën në La Liga.

Thibaut Courtois është kritikuar për golat e pësuar në Champions League kundër Clube Brugge, por pavarësisht kësaj, sipas një gazetari në konferencë për media, ai është i padiskutueshëm në formacionin e Zinedine Zidane.

Kjo irritoi Zidanin, që tha se ka 25 lojtarë dhe që të gjithë mund të luajnë në çdo kohë.

“Courtois i padiskutueshëm? I padiskutueshëm për çka? Kush të ka thënë kështu? Kam 25 lojtarë”, tha Zidane.

“Ti dëshiron të nxjerrësh diçka tjetër pa arsye…”, shtoi Zidane, derisa gazetari insistoi: “Por, kur do të luash në Camp Nou, ke një 11-she që duhen për ato ndeshje, apo për gjysmëfinale të Champions”.

“Por çfarë po thua, ti mendon ashtu, sepse unë llogaris në të gjithë lojtarët dhe vendos 11-she ashtu se si e shoh që janë gjërat…”.