Opposition Labour party leader Jeremy Corbyn leaves his residence in north London on October 28, 2019. - British Prime Minister Boris Johnson will make a fresh push on Monday for an early election as EU leaders prepare to back yet another Brexit delay, just days before the departure deadline. (Photo by DANIEL LEAL-OLIVAS / AFP)

Kreu i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn u kërkoi falje zgjedhësve për rezultatin jo të mirë që pati partia e tij në zgjedhjet legjislative britanike që u zhvilluan të enjten duke mbrojtur programin e tij. “Jam i dëshpëruar që nuk kemi patur lartësinë e duhur dhe marr përsipër të gjitha përgjegjësitë”, deklaroi Corbyn në një letër të hapur publikuar në “Sunday Mirror”.

Konservatorët e kryeministrit, Boris Johnson fituan me shumicë votash zgjedhjet legjisaltive duke siguruar një mandat për të realizuar dhe Brexit-in më 31 janar. Ata fituan 365 vende (+48) nga 650 të disponueshme në Westminster, në sajë të fitores në bastionet e laburistëve prej dekadash, por mbështetëse të Brexit, duke lënë pas një opozitë që pati një humbje të thellë me 203 vende nga 262 më parë, rezultati më i keq që prej 1935.

“Nuk do të hezitoj së thëni. Rezultati ka qënë një goditje për të gjithë ata që kanë shumë nevojë për një ndryshim të vërtetë në vendin tonë”, theksoi kreu laburist në këtë letër të hapur.