Trajneri i Interi, Antonio Conte, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Lecce dhe foli për të gjitha temat e nxehta në shtëpinë zikaltër, ku nesër pritet të ketë rreth 70 mijë tifozë në “Meazza”.

Icardi– “Kam respekt për çdokënd, por nga ana ime nuk ka përçarje. Ne po punojmë seriozisht, ju e dini qëndrimin që klubi ka marrë ndaj lojtarit”.

Shanset për të përsëritur atë që bëtë me Juven– “Gjithmonë kam thënë se dua të dëgjoj se e kemi vetëm 1% shansin për të konkurruar për fitore. Mendoj se po punojmë në mënyrën e duhur. Ekziston një hendek mes nesh, Juves dhe Napolit . Ne nuk duhet të punojmë mirë, por duhet të punojmë më mirë se të tjerët. Në skuadër ekziston disponueshmëri e lartë dhe kur ekziston kjo nuk ka nevojë të vendosim limite. Gjithçka do ta shohim me hapa të ngadaltë”.

Lukaku dhe lidhja me Lautaro– “Ai erdhi plot entuziazëm. Një djalë që ndriçon, është përshtatur shumë mirë me grupin. Po punon shumë. Erdhi në një periudhë kur ishte në kufijtë e merkatos tek United dhe kur je në merkato stërvitja nuk është në 100%. Ai ka nevojë të madhe për përmirësim në të gjitha pikëpamjet, është një lojtar i rëndësishëm dhe me potencial të madh. E provova me Lautaro, me Politano dhe me Esposito. Jam i lumtur me bashkëpunimin që ka mes këtyre lojtarëve.