Florentino Perez është gati për një investim të fundit në merkato, edhe pse mbetet e vështirë, duke qenë se koha në dispozicion është e shkurtër. Sipas asaj që shkruan prestigjozja portugeze “A Bola”, në këtë moment, Jorge Mendes është duke biseduar me drejtuesit e Sporting Lisbona për sa i përket Bruno Fernandes, që mund të transferohet te Real Madrid për thuajse 70 mln euro.

Presidenti Perez, duke parë edhe paraqitjet në tre ndeshjet e para të ekipit të Zidane, ka vendosur të fusë dorën në xhep. Luftë kundër kohës, për një goditje të fundit.