Real Madridi është në kërkim të një portieri dhe spanjollët kanë hedhur sytë nga Premier Liga.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, madrilenët kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e portierit të Çelsit, Uilli Kabajero.

Thuhet se Navas, ka kërkuar largimin nga Real Madridi dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij, i cili do të ishte portieri i dytë pas Kurtua. Në këtë situatë spanjollët kanë kontaktuar drejtuesit e Çelsit, për portierin 37-vjeçar.