Mesditën e sotme ka nisur shembja e kompleksit të njohur në qytetin bregdetar ‘Summer Depo’. Pronarët e club-it te zona e ‘Ujit të Ftohtë’ janë njoftuar më herët dhe nuk e kanë kundërshtuar vendimin, por kanë nisur çmontimin e objektit vetë.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pak ditë më parë nisi shembjen e objekteve në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Shembja do i hapë rrugë lidhjes së Lungomares në Vlorë dhe shëtitores së Rradhimës. Në këtë segment janë mbi 60 objekte, më së shumti biznese 1 dhe 2 katëshe, që do të shemben.