Kordinatori i PS Tiranë Ervin Bushati ka nisur një sfidë të re online në këtë periudhë plazhi dhe pushimesh në përgjithësi. Bushati ka ndërmarrë një nismë ku sfidon secilin që sheh mbeturina në mal, det dhe mjedis duhet t’i pastrojë ato.

Ai shkruan në rrjetin social Instagram se: Mbrojmë Shqipërinë, natyrën mjedisin dhe plazhet tona të mrekullueshme. Pushimet janë të bukura por nëse nuk mbajmë pastër mund të shkatërrojmë

Kjo nismë e Bushatit mesa duket ka filluar të ketë sukses sepse rrjetet sociale kanë filluar të popullohen me hashtagun në fjalë siç duket në fotot e mëposhtme. Sfida Vazhdon edhe për ju që po lexoni këtë lajm.