Data 22 shtator e këtij viti do të mbetet në mend gjatë nga banorët e Tiranës, pasi dolën të gjithë në rrugë kur lexuan një lajmë të rremë se do binte tërmet.

Ky megaskandal u publikua nga portali Syri.net i Çim Pekës, i cili duket se nuk paska hequr dorë nga lajmet fakenews. Kësaj radhe Çim Peka ka shkruar të pabesueshmen në portalin e tij Syri.net, në një lajm ai shkruan se: dorëheqje nga ambasadori Genti Gazheli

Një lajm i cili Çimi i syri.net e ka kurorëzuar me titullin e tij “bombastik” të cilin vetëm ai di ta bëjë: Braktisja e Alvinit në Siri, dorëheqje nga ambasadori Genti Gazheli?

Artikulli i plotë i publikuar nga syri.net i gazetarit të pavarur Çim Peka:

Çështja e mos shpëtimit të fëmijës shqiptar Alvin Berisha i cili ndodhet në Siri, kthehet në një skandal politik.

Duket se aksioni i nisur nga ambasadori shqiptar në Turqi Genti Gazheli është ndërprerë në mes nga autoritetet e qeverisë shqiptare.

Publikimi i rastit në SYRI TV dhe SYRI.net dhe më pas edhe nga emisioni italian ‘Le Iene’ ka sjellë reagime të mëdha, se si qeveria shqiptare e Edi Ramës po braktis fëmijën në Siri.

Këto reagime janë ndjerë edhe në qeveri dhe sidomos më shumë i ka ndjerë ambasadori shqiptarë në Turqi, Genti Gazheli.

Burimet e SYRI.net kanë bërë të ditur se Gazheli prej 3 ditësh i ka paraqitur dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Edi Rama… Ky i fundit ende nuk ia ka dhënë miratimin e dorëheqjes, pasi i frikësohet faktit se do të mbajë përgjegjësi direkte për mos shpëtimin e fëmijës shqiptar, Alvin Berisha.

E vërteta është se në asnjë njoftim nuk është dhënë lajmi, se ambasadori Gazheli ka dhënë dorëheqje. As nga ministri i jashtën në detyrë Gent Cakaj apo institucioni që ai përfaqëson nuk është dhënë lajmi se ambasadori Gazhelki ka dhënë dorëheqje. Asnjë media nuk e ka nxjerrë këtë lajm përveçse medias më të “pavarur” Syri.net me drejtues gazetarin e “pavarur” Çim Peka.

Sipas Syri.net ky është një skandal politik dhe asnjëinstitucian nuk ka reaguar pë fatin e Alvin në Siri. Por e vërteta është krejt tjetër ka qenë vetë kryeministri Rama që ka reaguar dhe ka thënë se: Problemi është mjaft i komplikuar dhe se asgjë nuk varet nga autoritetet shqiptare. Pa hyrë në detaje, ai shtoi se një grup pune po merret për ta zgjidhur këtë çështje.