Një çift kaukazian i New Jersey-t nga ngritur padi ndaj një klinike fertiliteti, duke qenë se e bija, pak kohë pas lindjes nisi të zhvillojë tipare aziatike.

“U ngjiz duke përdorur gabimisht spe rmën e një donatori të panjohur “.

Çifti, Kristina Koedderich dhe Drew Wasileëski, janë divorcuar tanimë dhe , sipas avokatit të tyre, bëjnë përgjegjëse klinikën për prishjen e martesës. Për këtë kërkojnë dëmshpërblim.

Çifti u bë me vajzë në vitin 2013, pasi praktikuan fekondimin ‘in vitro’. Dy vjet më pas, pasi bënë testin e ADN-së, Wasileëski zbuloi se kishte “0% mundësi” të ishte babi biologjik. Prindërit shpresojnë tani të zbulojnë identitetin e babait të vërtetë të vajzës dhe të kuptojnë se mos ndoshta spe rma e Wasilewskit mos është përdorur aksidentalisht në një tjetër fekondim.

Një gjykatës ndërkohë, ka urdhëruar klinikën të nxjerrë listën e të gjithë dhuruesve që iu drejtuan institucionit në momentin që çifti bëri trajtimin, në mënyrë që të ngushtojnë rrethin e kërkimit të babait biologjik.