Chelsea vijon me formën e shkëlqyer dhe merr një triumf të pastër ditën e sotme ndaj Crystal Palace me shifrat 2-0. Sfida e luajtur në “Stamford Bridge” u zgjidh në pjesën e dytë, me Abraham që shënoi fillimisht në minutën e 52-të dhe Pulisic që hipotekoi gjithçka në të 79-tën.

Fitorja e gjashtë radhazi për blutë në Premier League, me ekipin e Lampard që e sheh veten të ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 26 pikëve. Javën e ardhshme, Chelsea do të ketë një ndeshje mjaft delikate, teksa do të udhëtojë në transfertë ndaj Manchester Cityt.