Çelsi ka vendosur më në fund për trajnerin e ri dhe zyrtarizimi duket çështje orësh. Në krye të pankinës së bluve do të vijë Frenk Lampard.

Legjenda e londinezve ishte përfolur si favoriti kryesor dhe me sa duket diçka e tillë është vërtetuar. Sipas mediave gjithçka është mbyllur dhe Lampard do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Çelsin.