Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka thyer rekordin e Lionel Messit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në moshë që arrin të shënojë 15 gola në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Edhe pse sapo i kthyer nga lëndimi, 20-vjeçari u aktivizua në lojë gjatë pjesës së dytë të fitores 5:0 të Paris Saint-Germainit kundër Club Brugge ku shënoi tre gola.