Albi Nako dhe Alba Hoxha ishin të ftuar tek “ Rudina“ në Klan, ku kanë dhënë intervistën e parë së bashku. Edhe pse përflitet prej kohësh se ka një lidhje sentimentale mes koreografit të njohur dhe balerinës, ata vetë publikisht nuk kanë bërë asnjë rrëfim. Dhe në emision, u përpoqën të tregonin pikërisht të kundërtën e asaj që thuhet gjithandej.

“Ne gëzojmë një respekt për njëri-tjetrin, nuk jemi asgjë më shumë sesa miq. Na lidh profesioni, vazhdojmë jetën secili në anën e tij. Nuk e kuptoj pse u bë gjithë ky bum pa pasur asgjë”, u shpreh Alba.

Më pas Rudina i pyeti pse e hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve dhe Alba tregoi se shkak u bë një zënkë e vogël. Balerina tregoi gjithashtu se ishte i pari Albi, që i bëri Follow.

“Nuk e quaj përulje ta hedh unë hapin i pari. Ne mund të kemi një përqasje shumë të mirë, por kam përshtypjen, që po aq s’kemi kimi me njëri-tjetrin”, përfundoi Albi.

Më tej secili prej tyre tha për Rudinën se për momentin, është single. “ Jam beqar, e jap me firmë dhe vulë“, tha Albi.