Nga nesër do të rikthehen sërish reshjet e shiut në Shqipëri.

Sipas MeteoAlba, pjesa e parë e ditës do të vijojë të ruajë kthjellime dhe vranësira të lehta, por pasditja do të ketë reshje shiu, sidomos në jug dhe veriperëndim të vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara duke u luhatur nga 2°C në orët e para të mëngjesit deri në 19°C në darkë.

Ndërsa era do fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./albeu