Personazhe të njohur të showbiz-it kanë pranuar hapur ndërhyrjet e tyre. Të shumtë janë ata që kanë përdorur botoks, mirëpo botoks në sqetull nuk na kishte rastisur të dëgjonim. Modelja Chrissy Teigen, bashkëshortja e këngëtarit John Legend, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale eksperiencën e injektimit të botoksit në sqetull.

Këtë vendim, modelja e bëri për të shmangur djersitjen e tepërt gjatë verës. Lajmin e bëri të ditur vetë Chrissy në një postim në profilin e saj në Twitter.

“Ishte kaq lehtë. Më bën të ndihem më mirë kur vesh fustane. Ndihem më me vetëbesim. Ishte gjëja më idiote dhe budallallëku më i madh që kam bërë ndonjëherë. Më idioti, por më pëlqen, sidoqoftë. Nuk kam asnjë pendesë, sinqerisht.”- ka rrëfyer ajo.