Ish-shokët te Manchester City mund të startojnë kundër njëri-tjetrit të martën kur Anglia të presë Kosovën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020” në Southampton. Bersant Celina shpreson të takohet me Jadon Sancho në fushë, për të cilin thotë se e ka ditur që nga mosha 14 vjeçare se është lojtar i vecantë.

Mesfushori i Swanseas dhe anësori i Borussia Dortmund, Sancho mund të startojnë të martën kur Anglia të presë Kosovën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020” në Southampton. Dyshja njihen nga koha te Manchester City, para se Sancho të largohet në drejtim të Dortmundit në vitin 2017.

“Ai ishte shumë i ri kur erdhi dhe e kam parë duke u zhvilluar”, tha Celina për “Independent”.

“Ai është talent i madh. E kam ditur nga fillimi se do të bëhet yll”.

“Ka talent, teknik, besim në vetvete. Ka besim edhe në këtë moshë shumë te re. Ka pasur disa talente te Man City dhe ai ishte atje lart me ta”.