Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj këtë të henë ka takuar homologun e tij të Çekisë, njëkohësisht zv.kryeministër, Jan Hamacek. Ministri çek refuzoi të komentojë vendimin e opozitës për djegien e mandateve, por konfirmoi mbështetjen e Çekisë për negociatat

“Nuk mund të bëj komente përsa i përket situatës politikë në vendin tuaj, kjo ju përket vetëm ju. Është një çështje që i përket politikës së bredshme të vendit tuaj, por unë shoh zhvillime të mëdha, jo vetëm në Tiranë, por kudo, sidomos me reformën në drejtësi. PO-ja çeke nuk është një simbolike, por është një PO që i hap rrugë anëtarësimit në BE. Ne e vlerësojmë ecjen tuaj”, tha ministri çek.