Figurat më të larta të Partisë Demokratike ndodhen në Gjermani për të lobuar atje për kauzën e tyre. Pas statusit të kryedemokratit Basha ku shprehej i lumtur për mbështetjen e gjermanëve në takimet e tij, ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetit Tritan Shehu.

Shehu thotë se ka qenë në Berlin, ku ka zhvilluar takim me Gunther Oettinger, komisioner i BE për Politikat Financiare dhe Burimeve Njerëzore i cili sipas Shehut ka shprehur mbështetje për opozitën.

Kujtojmë se ndërkombëtarët në Shqipëri, por edhe përfaqësues të CDU/CSU, përfshirë këtu edhe ministrin Michael Roth kanë shprehur vlerësimin e tyre për protestat si mjet demokratik, por kanë dënuar dhunën dhe i kanë bërë thirrje opozitës të shkojë në dialog konstruktiv.

Statusi i plotë i Tritan Shehut:

Berlin!

Me Z. Gunther Oettinger, komisioner i BE per Politikat Financiare dhe Burimeve Njerezore, duke biseduar edhe me nje “gote birre”.

Figure qendrore ne BE, njohes i thelle i financave europiane, i interesuar thellesisht dhe mbeshtetes i vendosur per zhvillimet ekonomike e integrimin e vendeve te Rajonit tone.

Pa asnje lekundje mbeshtet kerkesen tone per te luajtur nje rol pozitiv edhe ne keto periudha te veshtira per Shqiperine ne procesin tone te integrimit europian.