Ish-kryeministri suedez Carl Bildt dhe sot një nga këshilltarët honorifik të BE-së ka mbajtur një qëndrim të fortë më tone fatale paralajmëruese për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor me gjestin e mbylljes së derës siç po ndodh në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bildt i drejtohet Francës, Holandës dhe Danimarkës duke iu thënë se po shkelet Evropa dhe e ardhmja e saj.

Kjo nuk është një gjë e vogël. Duke bllokuar çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Franca, Holanda dhe Danimarka, jo vetëm po shkelin mbi një angazhim dhe premtim, por e deprivojnë BE-në nga një qasje e besueshme në këtë rajon. Kush do t’i mbledhë në fund copat? Kështu e mbyll Carl Bildt mesazhin e tij në Twitter dhe me një vështrim të shpejtë, syri të zë në të gjitha komentet përgjigje për pyetjen e tij – se kush i mbledh në fund copat dhe përgjigjja është Rusia, në disa raste edhe Turqia dhe Kina.

A janë përgjigjur drejt komentuesit? Në Twitter janë kryesisht të regjistruar personalitete me një kulturë dhe formim të caktuar dhe Bildt e ndjen dhe e parathotë në statusin e tij se ky është një rrezik edhe për BE-në, por reagimi i komentuesve është edhe më i drejtpërdrejtë.