-Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj po merr pjesë në Konferencën e Përgjithsme të UNESCO-s në Paris. Cakaj zhvilloi edhe një takim me Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay. Ai u shpreh se takimi me Azoulay ishte mjaft produktiv.

“Me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay diskutuam mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës, kulturës”, theksoi Cakaj. Gjithashtu, shtoi Cakaj, “në takim u tregua angazhimi për të dhënë kontribut për paqen dhe sigurinë”.

Në takim Cakaj gjithashtu theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.