—>

Në prag të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Luksemburg, Ministri Cakaj mori pjesë në një mëngjes pune së bashku me Ministrat e Jashtëm nga radhët e Partisë së Socialistëve Evropianë të vendeve anëtare të BE-së, ku pati rastin të shpalosë edhe një herë progresin e Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Kjo ishte një mundësi e mirë që në një atmosferë shumë miqësore të diskutohet mbi vendimin për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të gjithë Ministrat e pranishëm, rikonfirmuan edhe një herë mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në këtë proces, ndërkohë që patën rastin të marin informata drejt për drejtë nga Ministri Cakaj mbi progresin që ka bërë shqipëria në plotësimin e të gjitha kushteve të parapara.

Ministri i jashtëm Gjerman, njëherësh kryesues i takimit, shprehu serish përpjekjet e tij për të arritur një konsensus në takimin e sotëm të Këshillit të Ministrave për një PO të qartë mbi çeljen e negociatave për të dy vendet.

Ky takim dhe diskutimet e zhvilluara aty, u konsideruan si një mundësi shumë e mirë nga pjesëmarrësit për të arritur konsensusin e nevojshëm në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.