Ditën e sotme priten reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit qarku i Durrësit pritet të ketë sasinë më të madhe të reshjeve, ndërsa në qarqet e tjera të vendit, reshjet do të jenë të dobëta.

RESHJET

Sot priten reshje mesatare në qarkun Durrës dhe të dobëta në pjesën tjetër të territorit.

Në shumicën e qarqeve reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C

në vendet e ulëta: 14 / 20 °C

në vendet malore: 10 / 17 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.