Votimi në parlamentin grek zgjidh mosmarrëveshjet 27-vjeçare për emrin e Maqedonisë. Kështu shprehet ish-ministrit Ditmir Bushati, i cili përshëndet në rrjetet sociale ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Sipas tij, ky moment historik për Ballkanin dhe Europën i hap dyert anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Bushati nuk harron të urojë edhe Nikos Kotzias, Nikola Dimtrov, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.