Rex Wood është mashkulli që ka arritur të çojë në shtrat më shumë se 100 femra, prandaj le të themi se ai e di për çfarë flet kur vjen puna te se ksi. 30-vjeçari ka kryer marrëdhënie me më shumë se 100 femra si dhe ka dalë në takim me më shumë se 500 femra, kështu që është një njohës i mirë i femrave. Ja 5 këshilla që na jep ai nisur nga eksperienca e tij personale.

Gjithmonë bëjeni të arrijë orgazmën

Se ksi nuk është diçka e një anshme dhe parimi “femrat para” vlen më së miri në këtë temë.

“Se ksi është shumë më i mirë kur e bën një femër të arrijë orgazmën. Jo vetëm që e shijoni më shumë se ksin kur nuk është i njëanshëm, por edhe ju ndihmon të krijoni kujtime më të bukura me partneren tuaj”.

Mbajeni pastër zonën

Gjithmonë kontrolloni higjienën tuaj. “Nuk do të guxonit të dilnit në një takim të parë pa u krehur dhe zbukuruar, por kur vjen puna tek organi gje nital ka një neglizhim masiv”.

Tregoni vëmendje

“Është e rëndësishëm që të jeni fleksibël bazuar në atë që dëshiron partnerja juaj në atë çast. Vini re mënyrën se si ajo reagon ndaj prekjes tuaj. Nëse po bëni se ks me një partnere të re, do të këshilloja të zgjasnit periudhën e lojës përpara kontaktit. Observoni se çfarë po shijon ajo më shumë dhe përdoreni këtë gjë për të kontrolluar dëshirat e saj. Nëse asaj i pëlqen se ksi i egër, fillojeni ngadalë dhe papritur tregohuni i egër, por nëse ajo preferon të jeni i butë, nisini gjërat ngadalë dhe vonojeni sa më shumë kontaktin, deri sa ajo të jetë nën magjepsjen tuaj”.

Provoni disa pozicione

Variacioni është një nga çelësat për të mundësuar një s eks të kënaqshëm në lidhjet e gjata. “Mos kini frikë të provoni pozicione të ndryshme dhe variante të reja të pozicionit tuaj të preferuar. Më besoni që qëllimi juaj është të arrini në atë pikë ku pozicioni i radhës të jetë i paparashikueshëm për partneren tuaj. Surprizojeni atë. Nuk keni pse përdorni gjithmonë shtratin apo dyshemenë, mbajeni në krahë, bëni dashuri në lavaman etj”.

Mbani kontaktin sy më sy

Rax siguron se kjo është një metodë e sigurt për të ndezur epshin e një femre. “Shikojeni atë në sy ndërsa bëni dashuri. Kjo ndez epshin e femrave masivisht dhe nëse dëshironi të ruani përqendrimin tuaj vetëm te se ksi, kjo është një metodë e mirë”.