Një burrë që ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër nuk mendon se familja e tij është e plotësuar. Ziona Çana, një patriark i krishterë nga India, thotë se është gati të martohet sërish.
Ata të gjithë jetojnë me të në shtëpinë e tij katër-katëshe me 100 dhoma, të rr.ënuara midis kodrave të fshatit Baktëang në shtetin Indian Mizoram.

Kjo nënkupton shumë vota. Dhe çdo votë numërohet. Kështu që familja është shumë e njohur dhe e parapëlqyer tek politikanët.
70 vjeçari tregon se kurdoherë bëhen zgjedhjet në shtëpinë e tyre vijnë politikanë që lusin për votë. Familja e tij quhet më e madhja në botë, dhe është në fakt një sekt patriarkal i krishterë.

Në një vakt ushqimor kjo familje ka nevojë për 30 pula, 60 kg patate dje 100 kg oriz. Chana tregon se ende është i interesuar për një grua: “Për të zgjeruar sektin tim, unë jam i gatshëm të shkoj edhe në SHBA për t’u martuar,” tha ai.