Nga Ledi Shamku

Kaq shumë e kanë valavit kët fjalën “burg” gjithfarë gojësh, sa kanë nisë me m’u kriju asociacione të habitshme. Teevona, sa herë që e lexoj a dëgjoj, nuk e lidh më me hapsanen, qelën ku të ndryjnë mbasi të kanë heq lirinë.

Jo mor ç’ne, sa has “burg” më kujtohet fill “burgu i lopës” – kështu e quanin qilarin ke Llagamt, komshijtë e mi të vjetër. Edhe unë s’e kuptoja pse duhej fut lopa në burg, se helbete lopa s’e bën me dashje edhe po gaboi. Le që Llagamt s’kishin më as lopë se kishte rënë epidemia e tufëzimit. Lopa pat ikur, po burgun e pat lënë… Ja, vetëm ky lloj burgu më vjen ndërmend. Do e ketë një shkas se s’bën.