Dortmund e ka nisur me marshin e pestë sezonin e ri në Bundesligë pasi në javën e parë ka mposhtur me shifrat 5-1 skuadrën e Augsburg. Si për habi sfida u zhbllokua që në minutën e parë dhe ata që kaluan në avantazh në ‘Sigal Iduna Park’ ishin miqtë me Niederlechner.

Pas këtij moment nënkampionët në fuqi reaguan shpejt duke barazuar në harkun kohor të 120 sekondave. Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra, ndërsa në fillimin e së dytës verdhezinjtë realizuan 3 gola për 8 minuta, me Sancho, Reus dhe Alcaser.

Në fund sulmuesi Brant la shënjën e tij duke vulosur rezultat në 5-1. Një nisje e përkryer e kampionatit sidomos pas barazimit të Bayern që ngeci 2-2 kundër Hertha-s së Berlinit.